Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste pozitive me Covid dhe dy raste të vdekjes.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), shkruan Gazeta Shneta.
” Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 172.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196,829 doza të vaksinës. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 9,565 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më sot 47,141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Shneta/