Janë shënuar 19 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa shtatë qytetarë janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 126, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa në spitalet e Kosovës janë të hospitalizuar 101 pacientë të sëmurë me Covid.
Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 608 doza të vaksinave, derisa numri i të vaksinuarve me dy doza ka arritur në 102,210. /Gazeta Shneta/