Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rifat Brahimaj emërohet ud. drejtor në Kardiokirurgji pas pezullimit të Tefik Bekteshit

Lajme 03/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiokirurgu Brahimaj është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, pas pezullimit të ish-drejtorit Tefik Bekteshi.

Vendimi për emërimin e Brahimajt në këtë pozitë është marr sot nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi. Ky i fundit e ka arsyetuar këtë vendim e ka arsyetuar me dispozitat e Ligjit të Punës, shkruan Gazeta Shneta.

Brahimaj është emëruar në këtë pozitë deri në një vendim tjetër të menaxhmentit të SHSKUK-së.

Emërimi i Brahimajt në këtë pozitë vjen si ‘bumerang’ për Bekteshin dhe shefin e Kardiokirurgjisë Adem Grbolar, të cilët para disa muajsh ia patën ndaluar hyrjen në klinikë Brahimajt, e madje me një vendim të fundit poashtu ia patën ndaluar edhe kryerjen e operacioneve.

Ky suspendim i Brahimajt kishte ndodhur pasi ai ishte përfshirë në një incident me një koleg të tij.

Kujtojmë se Bekteshi u pezullua nga puna me vendim të Komisionit Disiplinor, për shkak të parregullësive dhe dyshimeve për keqpërdorime të ngritura pas publikimit të raportit të auditimit të brendshëm. Ky raport ka gjetur mjaft shkelje në procedurat e pagesave për stimulime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPacientët e infektuar me covid-19 kanë një imunitet ndaj virusit deri në gjashtë muaj
Artikulli i rradhës I vdiq babai në QKUK, letra e dhimbshme e të bijës: Pulmologji emrin mos ta ndëgjofsha

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.