Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Roli i babait në zhvillimin e fëmijës

Jetë 17/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Baballarët flasin për futboll, vetura, punë… dhe për bebet e tyre që janë në shtëpi me nënat. Sot shumica e baballarëve duan të marrin pjesë në rritjen e fëmijëve, disa me instinkt dinë të rrisin fëmijën e tyre, të tjerët ngadalë bashkohen, ndërsa shumicës i nevojitet ndihma derisa ta fitojnë vetëbesimin dhe gjeturinë prindërore.

Si të jetë edhe babi pjesëmarrës dhe të kënaqet me rolin e tij?

Ditët e para ndjenja e babit duket si të jetë ‘jashtë loje’, ndoshta ka raste edhe kur e kanë të mërzitshme të gjithë situatën, sepse bebet zakonisht vetëm thithin dhe flenë. Në këtë mënyrë baballarët mund të fillojnë indirekt t’i ndihmojnë nënave, për të bërë edhe përgatitje për fazën që vijon.

Rutina e përditshme: ndërrimi i pelenave, mbajtja e bebes derisa gukson, larja e bebes, masazhe të tërë trupit, veçanërisht të barkut (për shkak të shtrëngimeve). Këto mund të jenë rituale interesante në të cilat baballarët mund të marrin pjesë, ndoshta jo me shumë shkathtësi, por me kohë mësohen.

Dalja në shëtitje me beben, leximi (nuk është herët, sepse bebeve iu pëlqen të dëgjojnë, kurse atë të babit ata e njohin). Edhe këndimi është i mirëseardhur. Ndërkaq një hulumtim i Universitetit në Toronto (Kanada) ka treguar se si prindërit iu kanë kënduar bebeve dy këngë dhe rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm. Rritja e ndjenjave dhe kontakti me sy është vërejtur tek bebet kur kanë dëgjuar zërin e babit. Ky fakt është edhe pse bebet më shumë reagojnë në tonë të ulët dhe më të ngadaltë, që është karakteristik e zërit të meshkujve.

Meshkujt komunikojnë më ndryshe me fëmijët dhe kjo është në rregull plotësisht. Nga ana e zhvillimit të bebeve, karakteristikë e baballarëve është se ata luajnë lojëra të ndryshme me fëmijët, që është kontrast me nënat që janë më të ndjeshme dhe më shumë mbajnë brenga. Baballarët zakonisht bëjnë disa lojëra gjimnastike që nënat nuk i miratojnë, por ata këto lojëra normal që i bëjnë me shumë kujdes (si fluturon treni, kalërimi në moshë pak më të madhe etj).

Baballarët shpesh lavdërohen që bebet vetëm nga ata pranojnë të marrin ilaçet, nuk qajnë kur ata i dërgojnë tek mjeku, e kjo do të thotë që janë të angazhuar edhe kur fëmijët janë të sëmurë. Zgjohen edhe natën kur bebja qan dhe i ngushëllojnë kur ëndrrat e këqija fillojnë t’i mundojnë dhe në një farë mënyre ky rol i mbrojtësit ka peshë të madhe edhe tek baballarët edhe tek fëmijët.

Nganjëherë baballarët frikësohen nga ndryshimi i ndjenjës për bebet e tyre dhe e kërkojnë arsyen në lodhjen e tyre, problemeve në punë, përgjegjësisë së madhe ndaj familjes, por e gjitha kjo është normale tek baballarët e rinj. Kjo është diçka që baballarët do të kalojnë në të gjithë jetën e tyre.

Çdo ditë, çdo gjë e re në zhvillimin e bebes e pasuron babain.

Roli I babit në edukim dhe pavarësim është nganjëherë shumë më i rëndësishëm se ai i nënës.

Siç koha po ndërron, ashtu po ndërrojnë edhe bindjet e vetë baballarëve – të shpresojmë që do të kemi numër sa më të vogël të fëmijëve që pyesin ‘Më trego çka e kam babin” “ A është ai baba apo gjyqtar për kundërvajtje”?

 

 

Artikulli paraprakVideoja më e jashtëzakonshme pas lindjes: Bebja nuk ndahet nga nëna
Artikulli i rradhës Gabimi i tmerrshëm i nënave me bebet sjell 300 vdekje në vit (VIDEO)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.