Një studim i vitit 2023 nga “Virginia Tech Carilion School of Medicine”, hulumtoi ndikimin e karotenoideve — një mikronutrienti i gjetur në fruta dhe perime — në shëndetin e trurit tek personat me Alzheimer.
Rezultatet sugjerojnë se konsumimi më i lartë i këtyre mikronutrienteve mund të ulë rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta.
Një lidhje e mundshme midis karotenoideve dhe rrezikut të Alzheimerit është vërejtur edhe në një studim më të hershëm të vitit 2012, ku u analizuan të dhënat ushqimore të 1,489 pjesëmarrësve.
Ky studim tregoi se konsumi i karotenoideve si beta-karotina (në karrota, spinaq, patate të ëmbla), luteina (në të verdhat e vezës, rukola) dhe të tjerë ishte i lidhur me një rrezik më të ulët për zhvillimin e Alzheimerit.
Studimi i 2023-ës analizoi nivelet e karotenoideve në trurin e dhuruesve me Alzheimer të konfirmuar nga neuropatologët dhe i krahasoi me ata pa patologji të tilla. U gjetën nivele më të ulëta të karotenoideve si likopeni, zeaksantina, luteina dhe vitamina E – tek personat me Alzheimer.
Kjo tregon se këto substanca mund të ndihmojnë në minimizimin e dëmtimeve të shkaktuara nga metabolizmi i zakonshëm i trurit.
Për të mbështetur shëndetin e trurit, ekspertët rekomandojnë konsum më të madh të karotenoideve përmes frutave dhe perimeve të ndryshme, duke përfshirë domatet, shalqirin, misrin e verdhë, specat, portokalli, kivit dhe farat e lulediellit. /Gazeta Shneta/


