Poliklinika “Rezonanca” në Kosovë është ndër të parat në vend që ka filluar të ofrojë shërbimin e PET-CT, një metodë të avancuar imazherike për diagnostikimin e sëmundjeve malinje.
Prof. Dr. Serbeze Kabashi-Muçaj nga Poliklinika e Rezonancës shpjegon rëndësinë e këtij shërbimi për pacienët, shkruan Gazeta Shneta.
“Rezonanca është prej të parëve në Kosovë që ka filluar me PET-CT. Aktualisht na punojmë pa ndërprerje prej 8 vitesh. Është shumë e rëndësishme, punohet edhe në vendet fqinje, dhe është e rëndësishme edhe aparati me të cilin punohet për diagnostikimin e sëmundjeve. Sa më e avancuar të jetë teknika, aq më e lehtë është edhe diagnoza për pacientin, por edhe për ne. Është më e saktë për pacientin dhe për onkologun,” u shpreh Prof. Dr. Kabashi-Muçaj.
Ajo thekson se PET-CT është sot trend botëror për diagnostikimin e sëmundjeve malinje, duke përfshirë tumorët e padiagnostikuar dhe për ndjekjen e pacientëve të diagnostikuar me kancer.
“PET-CT aktualisht është trend botëror për diagnostikimin e sëmundjeve malinje, dmth tumoreve të padiagnostikuara. Për ndjekjen e pacientëve të diagnostikuar me karcinomë, kjo metodë është protokol gjithkund në botë. Në momentin që diagnostikohet sëmundja bëhet biopsi, dhe më pas patjetër bëhet PET-CT për stadikimin dhe mënyrën e trajtimit të pacientit. Varësisht prej trajtimit, bëhet me kimioterapi, radioterapi ose kombinim, dhe parashihet që prap të bëhet PET-CT kombinues si metodë më e sigurt për të parë sa është përhapur sëmundja. Kështu, PET-CT është shumë e rëndësishme dhe është jetike të aplikohet si metodë ekzaminimi për pacientët me sëmundje malinje,” tha Prof. Dr. Kabashi-Muçaj.
Sipas saj, përdorimi i PET-CT rrit saktësinë e diagnozës dhe lehtëson planifikimin e trajtimit, duke ofruar informacion të rëndësishëm për specialistët dhe pacientët. /Gazeta Shneta/
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:




