Këngëtarja Rona Nishliu është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Noa.
“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë”, ka shkruar Rona.
Këngëtarja ka shprehur falënderimet më të sinqerta për gjinekologun Goksu Goc.
“Për shërbimin plot përkushtim, dashuri dhe njerëzor, dua të falenderoj Spitali Amerikan – American Hospital Kosova dhe në veçanti Dr. Goksu Goc Göksu Göç , i cili bashkë me ekipin e tij kanë bërë gjithçka që unë dhe Noa t’ia dalim?Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”, ka shkruar ajo. /Gazeta Shneta/