Rozafa Koliqi është avancuar sot në thirrjen akademike Profesoreshë e Asocuar në Fakultetin e Mjekësisë.
Këtë e ka konfirmuar ajo vet përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar dekanen e Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot jam avancuar ne thirrjen akademike Profesoreshe e Asocuar. Perjetesisht mirenjohese ndaj atyre qe me vleresuan sot dhe atyre qe me besuan dhe vleresuan gjithnje. Faleminderit prof. Suzana Manxhuka-Kerliu, Jeta Xharra, Rron Gjinovci”, ka shkruar Koliqi.
Koliqi kishte paditur Universitetin e Prishtinës në shkurt të vitit 2017 për moszgjedhjen e saj si asistente në lëndët Farmaci Klinike në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2015, rast të cilin e ka fituar këtë vit. /Gazeta Shneta/