Ish-ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka vazhduar me kritikat e tij ndaj pasardhësit në ministrinë e Shëndetësisë, Uran Ismaili. Rrahmani ka shkruar në Facebook për ligjet dhe udhëzimet administrative të miratuara në kohën sa ai ka udhëhequr me shëndetësisë, ndërsa ka thënë se pas ardhjes së Ismailit janë miratuar vetëm dy udhëzime administrative.
“Shëndetësia është shumë me e gjerë dhe shumë më e ndërlikuar, ajo me rëndësinë e saj e tejkalon nevojën e një marketingu politik absurd dhe mbulimit mediatik”, ka shkruar Rrahmani, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë periudhës Janar 2015- Shtator 2017, Ministria e Shëndetësisë në angazhimin për krijimin e infrastrukturës ligjore adekuate për funksionimin e sektorit ka miratuar kēto dokumente si vijon:
Në vitin 2015 janë miratuar:
-2( dy) ligje në Kuvend dhe një në Qeveri ( si hap i parë);
-2(dy) Rregullore dhe nje 1(një) Koncept Dokument
– 11(njëmbëdhjet) Udhëzime Administrative
– 3(tri) Statute ( dy ODA dhe IKSHPK)
Në vitin 2016 janë miratuar:
– 1(një) Ligj në Kuvend dhe 1(një) Ligj në Qeveri
-2(dy) Koncept Dokumente ( në Qeveri)
-2(dy) Rregullore
-1(një) Statut ( i Fondit të Sigurimeve si akt themeli i Fondit)
-8(tetë) Udhëzime Administrative
Në vitin 2017 ( deri në fillim të Shtatorit) janë miratuar:
-1(një) Ligj ( N/Plotësimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore- në Qeveri)
-9(nënt) Udhëzime Administrative
– Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021, me Plan të veprimit dhe Indikatorë, dokument voluminoz dhe qē don punē dhe angazhim të jashtzakonshëm.
P.S. nga Faqja Zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, kuptojmë se në vitin 2018 janë miratuar 2(dy) Udhēzime Administrative. Nuk është përcjell fare në Kuvend Ligji i Sigurimeve i miratuar në Qeveri nje vit mē heret, nuk është as në planin legjislativ të këtij viti.
Si duket Ministria e Shëndetësisë është stërkeq në “menaxhment të lartë të SHSKUK-së”!!!
Shēndetësia është shumë me e gjerë dhe shumë më e ndërlikuar, ajo me rēndësinë e saj e tejkalon nevojën e një marketingu politik absurd dhe mbulimit mediatik.
Koha po e tregon të vërtetën!