Rrëfen nëna, kur fëmija im lindi nuk po lëshonte asnjë tingull

2017-10-29 në ora 08:29

Përderisa Olivia Millie Rose ishte e gatshme të dilte nga barku i nënës, ajo paralajmëroj se kishte arritur, nëna Jane rrëfen historinë e saj.

Para se të lindte Olivia unë isha në një park me dy djemtë e mi, njëri 8 ndërsa tjetri 4 vjec, ndërsa unë kisha dhimbje të vazhdueshme të barkut, dhe tani unë nuk e dija nëse ishte për shkak të shtatëzanisë apo isha helmuar me ndonjë ushqim.

Derisa pas orës 6 pasdite shkova në shtëpi për të pushuar zbulova se dhimbja vetëm vinte duke u bërë më e fortë, e dija që helmimi nga ushqimi ishte përzier me kontraksionet prandaj nervat e trurit tim filluan të acaroheshin jashtëzakonisht shumë, tregon për Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.

Derisa shkova në spital dhe ishte ora 8 e mbrëmjes, lindjen time e bëri edhe më të vështirë fakti se djali im qëndronte bashkë me mua në dhomën e lindjes, dhe duke u përpjekur që të lehtësohesha nga dhimbjet qëndrova në dysheme në një pozicion që kisha vendosur këmbë dhe duar në mënyrë që të gjeja qetësi.

Por historia nuk përfundon këtu, Janë më tutje tregon edhe për 4 orë të tjera që ajo ishte munduar jashtëzakonisht shumë me këtë lindje, por prapë gjithçka ishte kaluse, por diçka që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte se foshnja nuk po lëshonte asnjë tingull.

Pas mbarimit të dramës, infermierja dhe Steve arritën të më ndihmonin që të ulesha në shpinë. E mbajtja Olivian afër gjoksit tim dhe shikoja poshtë vajzën e vogël që gjithmonë e dija se do ta kisha.

Por, ajo ishte plotësisht e paplanifikuar, dhe ishte padyshim pjesa pak e humbur e enigmës së jetës sime. /Gazeta Shneta/