Vetëm 5 javë pasi ka nisur jetesën në Gjermani te bashkëshorti, Arianita Zahiti nga Vushtrria është gjetur e vrarë me thikë në apartamentin ku jetonte çifti kosovar.
Vrasjen e saj e ka pranuar burri i saj Avdyl Nasufi, i cili me të kryer krimin është dorëzuar tek autoritetet gjermane. Burri 36 vjeçar dhe gruaja viktimë 27 vjeçe, të dy nga Vushtrria, ishin martuar në prill të këtij viti. Trupi i viktimës ka arritur të martën në Kosovë.
Familja e saj ka hapur të pame në Vushtrri, derisa varrimi do të bëhet një ditë më pas – të mërkurën në mesditë. Babai i Arianitës thotë se ende nuk e di se çka e ka shty dhëndrin që t’ia marrë jetën me thikë të bijës.
Sabri Zahiti ka hapur të pame për të bijën, Arianita Zahiti, e cila iu vra të dielën në Siegburg të Gjermanisë, nga bashkëshorti i saj Avdyl Nasufi. Krimi kishte ndodhur në apartamentin ku banonte çifti, i cili ishte martuar në prill të këtij viti, pas një viti njohjeje mes vete.
27-vjecarja nga Vushtrria u ther për vdekjen me thikë, mëngjesin e ditës së kobshme, vetëm pesë javë pasi kishte udhëtuar për të jetuar në Gjermani, me të rregulluar dokumentet për bashkëjetesë dhe lejeqëndrim pranë bashkëshortit që jeton atje prej vitesh.
E pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar edhe shoqja e Arianites, Mimoza duke treguar për karakterin që kishte shoqja e saj, shkruan Gazeta NewBorn./GazetaNewborn