Ishte ditë e premte me diell. E putha Julien dhe Charlien dhe pyeta nëse Annie është zgjuar për ta puthur edhe atë.
Por papritmas bota jonë ndryshoi dhe nuk do të jetë më kurrë e njëjtë, rrëfen babai Neil, transmeton Gazeta Shneta.
Julie bërtiti fort dhe unë vrapova në dhomën e Annies e cila kishte rënë nga krevati, e ftohtë dhe pajetë.
E kapa dhe fillova t’i jap frymë gojë më gojë, duke u përpjekur dëshpërimisht për ta rikthyer në jetë.
Mjerisht, gjithçka ishte e padobishme. Koha u ndal derisa mbërritën mjekët të cilën konfirmuan se Annie kishte vdekur.
Nuk mbaj mend shumë detaje nga ditët pas vdekjes së bijës, por më kujtohet një fjali e Charlie-t, i cili i dëshpëruar e mërzitur tha: Nuk do të kem me kënd të luaj më.
Kjo më ka thyer zemrën. /Gazeta Shneta/