Teksa isha duke folur dje në telefon me shoqen time Elizabeth dëgjova një ulërimë të bebes së saj dhe sigurisht që u frikësova. E pyeta se çfarë kishte dhe me të qeshur ajo më tregoi se djali i madh thjesht po e guduliste dhe ishin duke u kënaqur me njëri- tjetrin.
Më falni, kur një bebe nuk di të flasë, por thjesht ulërin si e kupton që po kënaqet ose jo nga gudulisja?
Ashtu si edhe shumë njerëz të tjerë, mikesha ime e përdor gudulisjen sepse ka qejf që të shikojë fytyra të bukura të bebes së saj. Dhe në fakt ky është edhe problemi kryesor te gudulisja, duket shumë qejf kur shihet nga jashtë, por në fakt personi që po e përjeton mund të jetë duke kaluar një makth të vërtetë.
Edhe mjekët kanë thënë se gudulisja duket si një fenomen lumturie dhe argëtimi, por në fakt kur fëmija nis e qan duket se shakaja ka përfunduar dhe gjërat janë duke u bërë më serioze seç duhet.
Në fakt, nëse kthehemi pas në histori, gudulisja nuk ka qenë edhe aq qejf, përkundrazi është përdorur si një mënyrë torture që prej dinastive të lashta kineze deri në Romën e Lashtë dhe praktikat e Hitlerit në Gjermani në kampe përqendrimi. I lidhnin dhe i gudulisnin njerëzit deri sa ata ulërinin me sa kishin fuqi.
Unë personalisht e urrej gudulisjen. Mbaj mend që kur mamaja më guduliste ajo nuk pushonte edhe kur i thosha të ndalonte, çka më krijonte jo vetëm bezdi por edhe ankth. Madje kur i kthehesha me nerva, ajo më përgjigjej shumë rëndë duke më thënë se duhej të sillesha mirë kur të tjerët sillen në mënyrë të këndshme me mua. Pra, nëse dikush më gudulis, duhet ta marr si shenjë të këndshme.
Ajo që dua të them është të respektoni dëshirat e fëmijëve tuaj. Sigurisht që ka bebe dhe fëmijë që e pëlqejnë shumë gudulisjen dhe nuk ka asgjë për t’u habitur në këtë mes, sepse është diçka që varion nga disa persona te disa të tjerë. Por duhet të keni kujdes me sasinë e gudulisjes dhe pasojat që kanë fëmijët tuaj prej saj.
Më poshtë po ju japim disa këshilla:
Nëse fëmija juaj është ende bebe, mos e gudulisni sepse nuk i dihet asnjëherë çfarë është duke përjetuar.
Përpara se të gudulisni dikë, pyeteni nëse e ka qejf sepse mund të dalë një surprizë.
Nëse dikush që po e gudulisni ju thotë të ndaloni, bëjeni, sepse mund të ketë pasoja fatale. /Blitz.al/