Një grua është rrëfyer në një revistë kosovare rreth një ngjarje të pazakontë, që i ka ndodhur në Prishtinë.
Ja letra e saj
Ishte ditë e premte po sa kisha përfunduar punën. Vendosa që të dalë më një kolege për kafe dhe kemi qëndruar deri në orët e vona.
Dhe rreth orës 11 kolegia më përcolli deri të “Rrethi i madh”, aty vendosa të hypi në një taksi. Kur hypa në tasksi ishte një taksist rreth të 50-ve. E përshendeta dhe u ula në karrigen e pasme më pyeti ku po shkon, i tregova që në Hjavali.
Nisi veturën taksiti dhe lëshoi muzikë serbisht dhe aty pernjeherë me shkojë mendja për keq.
50 metra pa u futur nën urë më foli serbisht. I thash me fal nuk të kuptoj, ai prapë më foli serbisht.
Përsëri i thash që nuk të kuptoj dhe pse nuk flet shqip. Nuk kam ditur gjë ka mbyllur të katër dyert, i cili ishte mercedes ngjyrë e bardhë, dhe aty kam ndje një frikë të madhe. Por pas 20 sekonda filloi të qesh më të madhe dhe më tha që ka pirë pak.
Në ato momente kam marrë frymë thellë the i kam kërkuar të ma ndal menjëherë taksion, por zotriu nuk dëgjonte, deri tek xhamia në Hajvali nuk më ka kthyer përgjigje.
Kur kemi arritur te xhamia më ka kthyer përgjigjën dhe më tha, nuk ke nevojë te paguash sepse sot kam fituar bastore prandaj jam ne qef. Unë ia kam gjuajtur 10 euro dhe kam ikur.
Kam një lutje për vajzat kujdes kur hypni ne taksi sepse atë natë nuk e di si nuk kam luajtur prej mendjeve.