Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi prekës i nënës për djalin tetë ditësh që vdiq në krahët e saj

Jetë 25/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse ishte dicka që shumë nëna të reja e kanë bërë, por për Chelsean 24 vjeç kjo përfundoi në tragjedi.

Nëna e dy fëmijëve derisa po ushqente djalin e saj që kishte vetëm tetë ditë që kishte lindur, ndërsa vëren se ai ishte duke tentuar të flinte kështu ajo e mori dhe e vendosi mbi gjoksin  e saj.

Ndërsa ajo u zgjua nga britmat e babait të Leos së vogël, i cili kishte vërejtur që ngjyra e lëkurës së fëmijut kishte ndryshuar.

“The Sun” raportoi se Chelsea që vjen nga Mbretëria  e Bashkuar kishte deklaruar në polici se djali i saj ishte mërzitur në karrigen e tij dhe e mora në mënyrë që të pushonte më mirë, transmeton Gazeta Shneta.

Chelsea kishte përqafuar djalin e saj në divan dhe ajo nga lodhja ra në gjumë.

Leo u qua në spital ku mjekët ishin në gjendje të kthenin zemrën e tij në funksion. Megjithatë skanimet CT zbuluan se ai kishte pësuar dëme të mëdha të trurit.

Chelsea, e cila është edhe nëna e Scarletit dyvjeçare, tha: “Ai ishte i përsosur, ishte me ngjyra të ndezura dhe ishte një yll i vogël.

“Sapo kuptuam se ishim duke pasur një djalë, ne ishim aq të ngazëllyer. Chelsea thotë se ajo është ndjerë “e prishur” që nga vdekja e djalit të saj.

Ajo tha se donte të ndihmonte nënat që mund të ishin në të njëjtën pozitë. “Kjo mund të ketë ndodhur për këdo, por ndjeva që njerëzit me të vërtetë më hidhin kritika në atë kohë.

“Nëse njerëzit nuk kanë kaluar nëpër këtë, ata nuk kanë asnjë të drejtë të komentojnë, pasi nuk e dinë se si ndihesh.

“Unë me të vërtetë dëshiroj të ndihmoj njerëzit që kanë qenë në të njëjtën situatë si unë, sepse nuk mendoj se ka mbështetje të mjaftueshme për ta”./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto janë 8 gabimet më të zakonshme që mbysin zonën tuaj intime
Artikulli i rradhës Këshillat për një vaginë të shëndetshme, gjithçka që duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.