Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi prekës i nënës që do ta jap fëmijën për adoptim

Jetë 10/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 29-vjeçare shtatzënë shpjegoi në një postim në rrjetet sociale vendimin e saj për të dhënë për adoptim fëmijën që mban në bark. Në një postim në Reddit, nëna e re zbuloi se vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe deklaroi se nuk ishte në gjendje që të rriste një fëmijë vetëm.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, 29-vjeçarja tha se e donte shumë djalin që mbante në bark dhe se donte të sigurohej që ai të kishte një jetë sa më të mirë, në një shtëpi dhe prindër që do ta donin shumë.

Ndonëse e bindur për vendimin për ta dhënë të birin për adoptim, ajo iu kthye internetit për të kërkuar mendim nëse duhet t’i shkruante të birit një letër, për t’i shpjeguar se përse nuk mund ta mbante.

“Kam vendosur ta jap beben time për adoptim, në mënyrë që t’i jap atij një jetë më të mirë, më të qëndrueshme, me dy prindër që do ta duan. Pasi ai të lindë unë do të shkoj në një qendër të shëndetit mendor, që të provoj të bëhem më mirë. Mendoni se do të ishte me vend që t’i shkruaja atij një letër dhe t’i shpjegoj këtë? Jam bipolare dhe ndjej që nuk jam në gjendje për t’u kujdesur për një fëmijë, sidomos vetëm”, shkruan 29-vjeçarja, identiteti dhe kombësia e së cilës nuk dihet.

“Mendoj se ai meriton dy prindër që do ta duan dhe mund të kujdesen për të. Që prej kohës kur u ndava me babain e bebes jam në depresion, aq sa e kaloj pjesën më të madhe të kohës në shtrat. E di që nuk mund të rris një fëmijë në gjendjen aktuale në të cilën jam”, shpjegon më tej e reja.

Ajo thotë gjithashtu se dëshira më e madhe që ka është që i biri të ketë një jetë të mbushur me dashuri, ndërsa për veten dëshiron që një ditë të jetë normale.

Më shumë se 1 mijë persona komentuan në postimin e 29-vjeçares. Shumë vlerësuan kurajon e saj për të pranuar se nuk është në gjendje për t’i dhënë më të mirën fëmijës së saj, ndërsa të tjerë e vlerësuan si tejet të vështirë vendimin e gruas./tvklan.al

Artikulli paraprakE dhimbshme, kjo nënë nuk mund ta puth dot foshnjën pas lindjes
Artikulli i rradhës A rrezikohet shtatzënia nga vaksina kundër gripit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.