Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rregullat e arta për mbrojtjen nga kanceri

Jetë 29/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Eksperti i njohur turk për onkologji në spitalin “Memorial Atasehir”, prof. dr. Gokhan Kandemir, ka deklarua që çdo vit nga kanceri vdesin një numër i madh i personave, vdekja e të cilëve në 30-40 për qind të rasteve do të mund të parandalohej përmes intervenimit me kohë

Sipas mendimit të mjekut Kandemir, ka dhjetë rregulla të arta për mbrojtjen nga kanceri.

Sipas tij, rregulla e parë është të mos konsumohet duhani, sepse, sipas disa hulumtimeve, tek të sëmurët nga kanceri pirja e duhanit në 87 për qind të rasteve është shkaku kryesor i sëmundjes. Po ashtu, pirja e duhanit nxit kancerin e fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, pankreasit, stomakut, veshkave dhe fshikëzës së urinës.

Rregulla e dytë është të mos konsumohet alkooli ose të reduktohet sasia, sepse alkooli shkakton kancerin e gojës, fytit, ezofagut, laringut, mëlçisë, zorrës së trashë, pankreasit dhe kancerin e gjirit.

Dr. Kandemir thekson që është shumë e rëndësishme të mos i ekspozohemi rrezatimit, derisa qëndrimi gjatë në diell mund të nxisë kancerin e lëkurës.

E nevojshme është të ruheni nga infeksionet, sepse në botë një e pesta e kancereve janë të lidhura direkt me infeksionet kronike.

Duhet t’i kushtohet vëmendje edhe ushqyerjes së shëndetshme. Kështu, duhet që njeriu gjatë ditës të pijë deri 2.5 litra ujë, derisa duhet të shmanget suxhuku, sallami dhe virshllet. Po ashtu, një person në ditë nuk guxon të konsumojë më shumë se 2.3 gramë kripë.

Shumë i rëndësishëm është aktiviteti fizik. Duhet të bëhen 30 minuta ushtrime në ditë për t’u mbrojtur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera.

Me rëndësi është të ruheni edhe nga pesha e tepërt, sepse pesha e tepërt trupore është e lidhur me kancerin e gjirit, zorrës së trashë, mitrës, ezofagut, veshkave, pankreasit, prostatës dhe vezorëve.

Shumë e rëndësishme është që me kohë të vërehen shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Në mes simptomave kryesore të kancerit janë humbja e papritur e peshës, temperatura e lartë, ndjenja e dobësisë.

Ndryshimit në lëkurë, ndryshimet në funksionet e zorrëve dhe urinare, gjakderdhja e papritur dhe abnormale, plagët e pashërueshme, masa e prekshme në trup, ënjtjet, gëlltitja e vështirë, çrregullimet tretëse dhe ngjirja e zërit.

Rregulla tjetër është të kuptohet rreziku nga kanceri dhe të fillohet trajtimi në kohë.

Dhe në fund, sipas fjalëve të dr. Kandemir, është shumë e rëndësishme të luftohet kundër stresit, sepse stresi i tepërt mund të shkaktojë kancerin. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSi të mbeteni shtatzënë më shpejt: Plani juaj 7 hapësh
Artikulli i rradhës Gjërat për të cilat duhet të përkujdeseni para marrëdhënieve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.