Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rregullatori i barnave autorizon vaksinën Pfizer/BioNTech për moshat 12 deri në 15 vjeç

Lajme 04/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA), ka autorizuar përdorimin e vaksinës COVID, Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç në vend.

“Ne kemi rishikuar me kujdes të dhënat e provave klinike tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç dhe kemi arritur në përfundimin se vaksina Pfizer / BioNTech është e sigurt dhe efektive në këtë grupmoshë dhe se përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë çdo rrezik”, tha shefe ekzekutive e agjencisë, Dr. June Raine.

Ky rekomandim pason nga një vendim në Francë, për të filluar vaksinimin e adoleshentëve të moshës 12 deri në 18 vjeç me vaksinën Pfizer/BioNTech, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Sipas një deklarate nga agjencia në fjalë më shumë se 2,000 fëmijë midis 12 deri në 15 vjeç ishin përfshirë në studim si pjesë e provave klinike të rastësishme të kontrolluara me placebo.

“Të dhënat mbi antitrupat neutralizues treguan se vaksina funksionon në të njëjtin nivel siç shihet tek personat e moshës 16-25 vjeç”, tha të premten profesori Munir Pirmohamed, kryetar i komisionit për mjekësinë humane.

“Këto janë rezultate jashtëzakonisht pozitive”, shtoi ai.

Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore thotë se do të vazhdojë të vëzhgojë në mënyrë rigoroze çdo efekt anësor të dyshuar që lidhet me përdorimin e vaksinës në këtë grupmoshë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), zgjeroi autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën Pfizer muajin e kaluar për të përfshirë të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakRritet numri i shtrimeve në spital të adoleshentëve për COVID-19 në SHBA
Artikulli i rradhës Në QKUK po trajtohen 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.