Një rritje e fundit e shtrimeve në spital për COVID-19 midis adoleshentëve të moshës 12 deri në 17 vjeç, rikujton edhe njëherë rëndësinë e praktikimit të masave parandaluese kundër koronavirusit dhe vaksinimit.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), shikoi të dhënat e shtrimeve në spital për moshën 12-17 vjeç nga një rrjet i madh i mbikëqyrjes spitalore për COVID-19, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta
Ky raport gjeti se rreth 204 adoleshentë ishin të shtruar në spital kryesisht për COVID-19 midis 1 janarit dhe 31 mars 2021.
Pothuajse një e treta e këtij numrit ose 31.4% – u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv dhe 4.9% kërkuan ventilim mekanik invaziv.
Trendi është në kontrast me nivelet e shtrimit në spital midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart – grupi me mbulimin më të lartë të vaksinimit COVID-19.
Rritja e fundit në nivelet e shtrimit në spital në mesin e të rinjëve të moshës 12 deri në 17 vjeç mund të ketë lidhje me variante më të transmetueshme të koronavirusit si dhe tanimë kemi një numër të madh të fëmijëve që kthehen në shkollë në aktivitete të tjera të brendshme, dhe dallojmë ndryshimet në distancën fizike, mbajtjen e maskave dhe sjellje të tjera parandaluese, shkruajnë studiuesit.
Vaksina COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer u autorizua për përdorim tek të rinjtë që në moshën 12 vjeç e sipër. /Gazeta Shneta/