Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rregullorja e brendshme e SHSKUK-së: Këto janë departamentet dhe koeficientet e administratës

Lajme 11/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK nga sot do ta bëj organizimin e brendshëm me rregulloren e re për organizimin dhe sistemtatizimin e vendeve të punës. Kjo rregullore i ka përcaktuar edhe koeficientet e punëtorëve të administratës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës. Në këtë rregullore janë përcaktuar departamentet, divizionet dhe njësitë përbërëse të këtij institucioni, shkruan Gazeta Shneta.

SHSKUK do të udhëhiqet nga Bordi Drejtues të emëruar nga Qeveria i cili do të kryesohet sipas Statutit nga një anëtar në bazë të parimit të rotacionit.

Rregullorja ka zgjeruar Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm. Drejtori i Përgjithshëm do të ketë një zyrtar të lartë ekzekutiv, një zyrtar ekzekutiv, një asistent administrativ dhe shoferin. Në varësi të tij do të jenë edhe dy zyrtarë të certifikimit.

SHSKUK do të bëhet edhe me Departamentin për Shërbime Shëndetësore i cili do të ketë katër divizione: për mbikëqyrje dhe zbatim të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore; për menaxhimin e produkteve mjekësore; për menaxhimin e aparaturave mjekësore; dhe për kontrollin e infeksioneve.

Të tjerat janë Departamenti për Mbështetjen e Sistemit të Informimit Shëndetësor me dy divizione; Departamenti për Buxhet dhe Financa; Departamenti për Shërbime të Përbashkëta; Departamenti Ligjor; Departamenti për Burime Njerëzore; Divizioni për Prokurim Publik; Divizioni për Komunikim me Publikun; dhe Njësia e Auditimit të Brendshëm.

Në rregullore janë përcaktuar edhe koeficientet për zyrtarët e administratës.

Sipas këtij dokumenti Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së do të ketë koeficientin 14; Drejtori për Shërbime Shëndetësore 13; nga 8.3 do të kenë koeficientët drejtorët e departamenteve tjera, ndërsa udhëheqësit e divizioneve nga 7.35. Zyrtarët e lartë do të kenë koeficientin 5.7, ndërsa zyrtarët administrativ nga 5.1 Me koeficient 4 përfshihen asistentët, recepsionistët dhe inkasantët, ndërsa më i ulti është 3.88 i shoferit.

Më poshtë i gjeni tabelat e plota të koeficientëve sipas pozitave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMe rritjen e rasteve të kancerit tek të rinjtë, a mund të ndihmojnë ekzaminimet e hershme të shpëtojnë jetë?
Artikulli i rradhës Zbulimi i kancerit të gjirit, shkencëtarët përpunojnë se si të vrasin qelizat e tumorit ‘në letargji’

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.