Në Ditën Botërore pa Duhan është alarmuar për numrin e duhanpirësve në Kosovë, si dhe për moszbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Shkumbin Spahija, drejtor ekzekutiv KADC-së, tha se zbatimi i Ligjit për kontrollin e duhanit është shumë i ultë.
“Për këtë rënie kanë ndikuar disa faktorë, njëri ndër to është mbajtja e zgjedhjet dhe këtë e shfrytëzuan qytetarët dhe bizneset, po ashtu edhe mos koordinimi i institucioneve për të respektuar ligjin”, tha ai sot në RTK.
Po ashtu sipas tij edhe institucionet e tjera nuk kanë bërë sa duhet për të respektuar këtë ligj. Ai vlerësoi se ligji në Kosovë është shumë i avancuar për të parandaluan pirjen e duhanit. “Ligji në Kosovë për kontrollin e duhanit është më i miri në rajon dhe më gjerë. Ne kemi pasur edhe vlerësim për ligjin”, deklaroi ai.
Spahija tha se duhet të fokusohemi për të respektuar këtë ligj që do të kishte efekt pozitiv për ligjin kundër duhan. Ai bëri me diej se rreth 500 pako duhan hyjnë në Kosovë, ndërsa rreth 25 % e popullatës së Kosovës, pinë duhan.