Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin”, Komuna e Prishtinës paralajmëron masa të ashpra ndaj kompanisë “Pastrimi”

Lajme 13/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj kompanisë “Pastrimi”, duke thënë se gjendja me mbeturina është përkeqësuar në kryeqytet.

“Dhjetë ditë pas shpalljes së gjendjes emergjente në Kryeqytet, gjendja është përkeqësuar ndjeshëm, duke lënë qytetarët të përballen me një situatë kaotike dhe të rrezikshme. Pavarësisht përpjekjeve tona për të ndihmuar kompaninë “Pastrimi” të menaxhojë mbeturinat, kjo kompani ka dështuar në mënyrë dramatike, duke prodhuar sabotazhe të paarsyeshme dhe lojëra politike që kanë penguar çdo mundësi për përmirësim të gjendjes në terren”.

Komuna e Prishtinës e ka akuzuar kompaninë se ka dështuar të shpërndajë kontejnerët e rinj për mbeturina që u janë dorëzuar dhe gjithashtu ka lënë jashtë funksionit kamionët e rinj që u janë dorëzuar, duke krijuar “një terren të rrezikshëm që mund të çojë në shpërthim epidemish”.

“Ky dështim i përmasave të mëdha ka krijuar një situatë alarmante për shëndetin publik, ku qytetarët e Prishtinës janë të rrezikuar për shkak të menaxhimit të dobët të mbeturinave. Pas një inspektimi të detajuar nga Drejtoria për Shëndetësi, Siguri dhe Emergjenca, dhe Inspekcioni, kemi dalë me raporte konkrete që dokumentojnë rrezikun e drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve”.

“Në këtë moment kritik, si Kryeqytet, paralajmërojmë se do të ndërmarrim masa të menjëhershme dhe të ashpra ndaj kompanisë “Pastrimi” për shkak të dështimit të tyre të pafalshëm dhe sabotimit të qëllimshëm që ka vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe ka lënë Kryeqytetin të përballet me një krizë shëndetësore që mund të ketë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakGjermani: Makina përplas një turmë njerëzish në Mynih, raportohet për 20 persona të lënduar
Artikulli i rradhës 800 mijë viktima në 30 vjet nga ndryshimet klimatike dhe miliarda dollarë dëme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.