Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrezik nga përhapja e fruthit, IKSHP kërkon vaksinimin e fëmijëve

Lajme 28/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrezik i përhapjes së fruthit në shkolla dhe në kopshte Kosovë. IKSHP kërkon vaksinimin e fëmijëve.

Fëmijët prej moshës 2 muaj e deri në moshën gjashtë vjet duhet ta kenë të plotësuar kalendarin e vaksinimit për këtë grupmoshë dhe të pajisen me vërtetimin e vaksinave.

Dr. Fetije Fetaj, drejtoreshë e vaksinimit në IKSHP, thekson nevojën urgjente që secili fëmijë që mund të jetë regjistruar në klasë të parë, apo në kopshte e çerdhe, të vaksinohet, sepse kërkohet kohë që organizmi të krijojë imunitetin e nevojshëm. Janë 50 raste me fruth në Kosovë dhe përhapja e kësaj sëmundje është shumë e shpejt, tha Dr. Fetaj për Radio Kosovën.

“Është jetike që fëmijët të jenë të mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse para se të hyjnë në objekte kolektive, siç janë shkollat, kopshtet apo çerdhet, sepse pothuajse të gjithë e kanë obligimin e njejtë. Vaksinat janë të sigurta, dhe është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët, por edhe për të ndaluar sëmundjet për fëmijët të tjerë, të cilat mbrohen nga vaksinat”, ka thënë Fetaj.

“Fruthi është njëra ndër sëmundjet që përhapet më së shpejti. E vaksina është shumë efektive. Fëmijët që marrin vaksinën dhe dozën e parë, nuk sëmurët prej fruthit. Duke qenë se është një sëmundje mjaft kontagioze, kemi pasur raste te disa fëmijë në kopshte e çerdhe, që prej muajit maj. Në një çerdhe psh. prej 100 fëmijëve, 3 kanë qenë të pavaksinuar, ata të tre janë sëmurë nga fruthi. Aq është sëmundje kontagioze që faktikisht e prek çdo fëmijë të pavaksinuar. Për këtë arsye prej muajit maj deri tani i kemi 50 raste me fruth dhe numri më i madh i rasteve ka qenë 1-2 vjet, këtë kohë që prindërit po i shtyjnë, ata po rrezikojnë fëmijët e tyre dhe fëmijët e të tjerëve. Pikërisht ky është shqetësimi më i madh, sepse virusin e kemi në vendin tonë, është në qarkullim dhe në shkolla e në kopshte rrezikojmë shumë nëse nuk janë fëmijët të gjithë të vaksinuar”, ka thënë Fetaj.

Artikulli paraprakMëngjesi i anashkaluar dhe darkat e vona rrisin rrezikun për osteoporozë
Artikulli i rradhës Shëndeti metabolik i grave shtatzëna ka më shumë rëndësi se shtimi në peshë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.