Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndeti metabolik i grave shtatzëna ka më shumë rëndësi se shtimi në peshë

Këshilla për shtatzëna 28/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Pennington Biomedical Research Center ka zbuluar se shëndeti metabolik i grave para dhe gjatë shtatzënisë ka ndikim më të madh tek rreziku për komplikacione sesa kontrolli i thjeshtë i shtimit në peshë.

Sipas të dhënave të publikuara në JAMA Network Open, gratë me obezitet metabolikisht të pashëndetshëm kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet gestacional, krahasuar me ato që kishin obezitet por pa faktorë të tjerë metabolikë.

Studiuesit analizuan 400 gra shtatzëna me obezitet dhe zbuluan se, megjithëse pjesëmarrëset me obezitet të pashëndetshëm fituan rreth 37% më pak peshë gjatë shtatzënisë, ato ishin dyfish më të rrezikuara për të zhvilluar diabet gestacional, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Në total, 24% e tyre u prekën nga diabeti, kundrejt 10% të grave me obezitet metabolikisht të shëndetshëm.

“Fetusi nuk ‘ndjen’ kilogramët, por ushqehet nga glukoza dhe lipidet që qarkullojnë në trupin e nënës. Nëse këto janë të larta, rreziku për komplikacione rritet. Kjo tregon se nuk mjafton vetëm të kontrollojmë peshën, por duhet të fokusohemi tek përmirësimi i parametrave metabolikë që në fillim të shtatzënisë,” – shpjegoi Dr. Emily Flanagan, drejtuese e Laboratorit të Fiziologjisë Zhvillimore në Pennington Biomedical.

Ekspertët theksojnë se ndërhyrjet e hershme që synojnë kontrollin e nivelit të sheqerit dhe yndyrnave në gjak mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin e nënës dhe foshnjës, duke reduktuar ekspozimin e zgjatur ndaj rreziqeve metabolike./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRrezik nga përhapja e fruthit, IKSHP kërkon vaksinimin e fëmijëve
Artikulli i rradhës Studim: Shtesat me ekstrakt kakao nuk parandalojnë hipertensionin tek të gjithë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.