Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagave në sektorin publik me fillim të vitit të ardhshëm.
Rritja e pagave do të përfshijë dy faza, ku do të rritet njësia e koeficient, në janar e pastaj në korrik.
Sipas tabelës që prezantoi ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media, mësuesit aktualisht kanë 616 euro pagë bazë, ndërkaq me rritje do të marrin 726 euro.
Policët nga 550 euro do të marrin 660 euro, infermierët nga 605 do të marrin 715 euro, zjarrfikësit nga 550 euro do të marrin 660 euro dhe ushtarët nga 616 euro do të marrin 726 euro.





