Në Evropë rastet me HIV janë rritur me 30%.
Sipas raporteve të OBSH për vitin 2022 për kontinentin evropian, pas pandemisë së COVID-19 rastet kanë pësuar një rritje që konsiderohet e lartë por gjithnjë më e ulët në krahasim me vitet e mëparshme.
Në vendet e Bashkimit Evropian janë regjistruar 22.995 diagnostikime me HIV, në raportin 5 në çdo 100 mijë ndërsa para pandemisë raporti ka qenë 4 në çdo 100 mijë.
Sipas të dhënave, mbi 99% të rasteve janë si pasojë e raporteve seksuale, ndërsa 5.9% lidhet me përdorimin e drogës me rrugë injeksioni.
Ndërsa, për sa i përket sëmundjes AIDS, situata është më e përmirësuar duke bërë një rënie drastike, gjithashtu dhe rastet me vdekje me këtë lloj sëmundje janë në ulje./Gazeta Express/


