Përhapja e Covid në Angli është rritur ndjeshëm në javën që lamë pas, e sidomos tek fëmijët.
Shkollat në Angli kanë filluar tash e një muaj, dhe disa nga epidemiologët kanë theksuar shqetësimin e tyre rreth rritjes së rasteve tek fëmijët shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas statistikave të fundit, kishte një prevalencë të vlerësuar prej 4.58 për qind në mesin e nxënësve të shkollës së mesme, që do të thotë se më shumë se 1 në 25 rezultuan pozitivë me Covid.
Deri më tani, kryeministri Boris Johnson ka përshkruar planin e tij që fëmijët mbi moshën 12-vjeç të marrin vaksinën kundër Covid.
Por, vaksinimet për fëmijët 12-15 vjeç filluan vetëm javën e kaluar, duke lënë Anglinën dhe vendet tjera të Britanisë mbrapa Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera evropiane./Gazeta Shneta/