Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet kërcënimi nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve në Europë

Lajme 18/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Europa po përballet me një rritje shqetësuese të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj barnave, që mund të “rregresojnë dekada përparimi mjekësor”, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore.

Rezistenca antimikrobiale ndodh kur bakteret dhe viruset zhvillojnë aftësinë për t’i shmangur barnave ekzistuese, duke e bërë trajtimin më të vështirë dhe procedurat mjekësore si transplantet e organeve apo trajtimi i kancerit më të rrezikshme.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), AMR shkakton mbi 35,000 vdekje çdo vit në BE, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.

ECDC identifikon disa faktorë që krijojnë një “stuhi të përkryer”: popullsi e plakur më e ndjeshme ndaj infeksioneve, përhapje ndërkufitare e patogjenëve rezistentë, përdorim i tepruar i antibiotikëve dhe boshllëqe në kontrollet e infeksioneve.

Raporti tregon se që nga viti 2019, infeksionet nga bakteret rezistente ndaj karbapenemeve si Klebsiella pneumoniae janë rritur mbi 60%, ndërsa infeksionet nga një variant rezistent i E. coli janë rritur mbi 5%, duke mos arritur objektivat e vendosura nga BE-ja.

Ndërkohë, përdorimi i antibiotikëve nga qytetarët evropianë është rritur, shpesh duke përdorur barna që duhet të jenë zgjidhje e fundit.

Drejtoresha e ECDC, Dr. Pamela Rendi-Wagner, thekson se duhet të investohet më shumë në përdorimin e përgjegjshëm të antibiotikëve, kontrollin e infeksioneve dhe zhvillimin e barnave të reja. “Përballja me AMR kërkon inovacion të rëndësishëm,” tha ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakReshje të mëdha shiu, policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion
Artikulli i rradhës Institucionet paralajmërojnë rrezik për vërshime, u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.