Një formë e rrallë, por më e rrezikshme e kancerit të gjirit, e njohur si kancer lobular, po rritet me ritme shqetësuese në Shtetet e Bashkuara.
Sipas një raporti të fundit të publikuar në revistën Cancer, rastet e kancerit lobular po rriten tre herë më shpejt se të gjitha llojet e tjera të kancerit të gjirit, me një rritje vjetore prej 2.8% krahasuar me 0.8% për llojet e tjera.
Ky kancer zhvillohet në gjëndrat e qumështit (lobulet) dhe shpesh rritet në mënyrë të shpërndarë, pa formuar masë të qartë, gjë që mund të vonojë diagnostikimin, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkohë që mbijetesa pesëvjeçare është relativisht e mirë, gratë me sëmundje metastatike kanë gjysmë shanse më pak mbijetese pas 10 vjetësh krahasuar me llojin më të zakonshëm, kancerin duktal.
Rritja më e shpejtë e rasteve është vërejtur te gratë Aziatiko-Amerikane dhe ishujt Paqësor, me një rritje prej 4.4% në vit, ndërsa gratë të bardha kanë numrin më të lartë të rasteve – rreth 15 raste për 100,000 gra.
Ekspertët e American Cancer Society theksojnë nevojën urgjente për diagnostikim të hershëm, studime gjenetike dhe teste klinike, për të përmirësuar trajtimin dhe shanset e mbijetesës për gratë e prekur nga ky lloj kanceri.
Dr. Rebecca Siegel, drejtoreshë shkencore e ACS, tha:
“Kanceri lobular është shumë i pak-studjuar, por në 10 vitet e ardhshme gratë me sëmundje metastatike kanë gjysmë shanse mbijetese krahasuar me kancerin duktal. Kërkohet më shumë hulumtim për të përmirësuar rezultatet e trajtimit.”/Gazeta Shneta/


