Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 kanë ndodhur 50 aksidente me fatalitet, ku si pasojë kanë ndërruar jetën 53 persona, që krahasuar me vitin e kaluar i bie të ketë rritje prej 6%.
Daut Hoxha, nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës ka thënë se rritja e fluksit të automjeteve dhe përqëndrimi më im adh i njerëzve nëpër rrugët dhe ambientet e caktuara në vendin tonë, kanë ndikuar në rritjen e aksidenteve me fatalitet.
Policia e Kosovës është munduar që të japë kontribut në aspektin e sensibilizimit apo vetëdijësimit të ngasëve në veçanti dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, që gjatë kësaj periudhe kur ka fluks të madh dhe kur ka një zhvillim të dendur të aktiviteteve të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, në mënyre që të zvogëlohen aksidentet e sidomos të minimizohen rastet me fatalitet ka thënë Hoxha.
Në periudhën Janar-Qershor, në 2828 aksidente të evidentuara, 53 persona kanë humbur jetën ndërsa 5746 tjerë kanë pësuar lëndime.