Nga 3,058 testime të kryera janë konfirmuar 33 raste pozitive me Covid në vendin tonë.
Brenda kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, sot janë shëruar 12 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 371.
Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë dhënë 3,047 doza të vaksinës kundër Covid 19.
Njoftimi i plotë:
29 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.
Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.
Në total numri i rasteve aktive është 371.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
/Gazeta Shneta/