Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 82 raste me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Gjithashtu, janë shëruar 43 qytetarë nga COVID-19.Aktualisht, në Shqipëri janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Fatkeqësisht, janë shënuar dhe 3 viktima; një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv./TopChannel