Rastet me fruth po shtohen në të gjithë Evropën, dhe pritet t’i tejkalojnë shumë shpejt ato të vitit 2023, sipas të dhënave nga analiza e OBSH-së dhe UNICEF-it mbi situatën aktuale. Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, u regjistruan zyrtarisht 56,634 raste me fruth dhe 4 të vdekur në 45 nga 53 shtetet e rajonit evropian të OBSH-së. Kjo tregon një rritje të dukshme krahasuar me vitin 2023, ku u regjistruan 61,070 raste dhe 13 të vdekur në 41 shtete.
Ekspertët shpjegojnë se fruthi mund të ketë efekte të rënda në shëndetin e fëmijëve, duke theksuar se ata më të vegjlit janë më të rrezikuar për komplikacione. Normat e larta të shtrimeve në spital dhe dobësia e zgjatur e sistemit imunitar i bëjnë ata më të prekshëm nga sëmundje të tjera infektive. Për të frenuar këtë rritje alarmante të rasteve me fruth, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, bën thirrje për veprime urgjente. Ai thekson se çdo rast i vetëm me fruth duhet të shërbejë si nxitje për veprime të menjëhershme dhe përgjegjësi për të ndërmarrë masa parandaluese, shkruan WHO, pwrcjell Gazeta Shneta.
Në vitin 2023, pothuajse gjysma e rasteve të raportuara u konstatuan te fëmijët 5 vjeç e poshtë, shumica prej tyre nuk kishin kryer asnjë doze vaksinimi kundër fruthit. Kjo reflekton nevojën për të rritur ndërgjegjësimin dhe vaksinimin e fëmijëve për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të komunitetit.
Infektimet me fruth po shtohen edhe në nivel global, me raste të regjistruara të përafërta me shifrat e vitit 2023. Kjo dëshmon për vazhdimësinë e kësaj sfide shëndetësore dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të frenuar përhapjen e virusit në të gjithë botën. Drejtori Kluge bën thirrje për veprime të përbashkëta dhe koordinim ndërkombëtar për të luftuar këtë pandemi dhe për të siguruar mbrojtjen e shëndetit publik./Gazeta Shneta/


