Fruthi, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë, po përhapet sërish në Evropë.
Vetëm gjatë këtij viti, në Bashkimin Evropian janë raportuar rreth 6,200 raste, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Shumica e të prekurve janë fëmijë të pavaksinuar nën moshën pesë vjeç, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Rumania mbetet vendi më i prekur, me 3,767 raste dhe tre viktima deri në fund të majit. Shkalla e vaksinimit në vend është vetëm 62%, shumë më poshtë se niveli prej 95% që nevojitet për të parandaluar përhapjen.
Në Francë janë raportuar 663 raste dhe dy viktima, përfshirë raste të importuara nga Maroku.
Holanda ka regjistruar 434 raste dhe një vdekje. Italia ka raportuar 340 raste, ndërsa Spanja 318, me përhapje në disa rajone. Edhe Belgjika ka parë rritje të ndjeshme në maj, me gjithsej 239 raste.
Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e vaksinimit në komunitete të caktuara po lejon rikthimin e fruthit, ndërsa autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të kontrollojnë statusin e vaksinimit. /Gazeta Shneta/




