Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

Lajme 15/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rënien e temperaturave, është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që po kërkojnë shërbime mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në gjithë vendin, për shkak të simptomave të gripit sezonal.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Me ardhjen e stinës së ftohtë, Qendrat e Mjekësisë Familjare po përballen me një shtim të dukshëm të rasteve të gripit sezonal.

Megjithatë, mjekët apelojnë për vaksinim, me qëllim që gripi sezonal të kalohet më lehtë.

Ndërkohë, disa qytetarë që tashmë janë vaksinuar i kanë thënë Radio Kosovës se vaksina kundër gripit ka pasur efekt të mirë tek ata.

“Po, jam vaksinuar çdo herë, më ka ndihmuar shumë dhe për këtë arsye asnjëherë nuk kam qenë i sëmur”, tha një qytetar.

Nga Instituti i Shëndetit Publik, Faik Hoti, i ka thënë Radio Kosovës se programi i vaksinimit kundër gripit sezonal ka një shkallë të mirë të mbulueshmërisë. Sipas tij, qytetarët që ende nuk janë vaksinuar do të kenë mundësi ta marrin vaksinën me kohë dhe të krijojnë imunitet të mjaftueshëm për parandalimin e gripit.

”Vaksinimi kundër gripit sezonal siç edhe e kemi pritur këtë vit bazuar në traditat e kaluara, ka një ecuri shumë të mbarë. Numri më i madh i të vaksinuarve është te personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje shoqëruese por në vaksinim janë përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë, fëmijët, gratë shtatzëna dhe përgjithësisht është një rrjedhë e mbarë”, tha Hoti.

Mjekët familjarë theksojnë se simptomat më të shpeshta të gripit sezonal përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke, kollë, dhimbje fyti dhe lodhje të përgjithshme.

Sipas mjekes Floriana Grezda, shumica e rasteve kalojnë pa komplikime, por rreziku mbetet më i lartë te personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

”Gjithmonë atakohet pjesa me frymëmarrje, dhimbje të fytit dhe me ndonjë koll të thatë, mendoj me shkuarje të hundës, me ethe e me dhimbje të trupit dhe humbje të apetitit. Disa personave për shkak të gripit mund t’u vije gjendja që i detyron të rrinë shtrirë”, tha Grezda.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani, ka deklaruar për Radio Kosovën se ka një rritje të lehtë të numrit të pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e gripit sezonal. Ai ka bërë të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit në kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë.

 

 

Artikulli paraprakVitamina D gjatë shtatzënisë lidhet me uljen e kariesit tek fëmijët e vegjël
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm në Pejë realizon projekte infrastrukturore për përmirësimin e kushteve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.