Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrjedhjet ngjyrë kafe në shtatzëni, ja kur duhet të shqetësoheni

Këshilla për shtatzëna 04/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në më të shumtën e rasteve, gjatë shtatzënisë gratë kanë një rritje të ndjeshme të sekrecioneve dhe shpesh ngjyra e tyre mund të jetë edhe kafe. Në përgjithësi ato konsiderohen normale dhe mund të ndodhin për arsye të ndryshme, megjithatë duhet të tregoni kujdes ndaj sekrecioneve në mënyrë që të mund të kuptoni nëse keni të bëni me një infeksion.

Shkaqet më të shpeshta të sekrecioneve ngjyrë kafe

  • Ndër shkaqet më të shpeshta është fakti se gjatë shtatzënisë, trupi fillon të nxjerrë jashtë të gjitha mbetjet e gjakut “të vjetër” që mund të gjenden në qafën e mitrës. Kur fetusi rritet, gjaku që ndodhet në qafën e mitrës, për ta mbrojtur, nuk nevojitet më dhe del jashtë.
  • Në momentin që qafa e mitrës bëhet më e ndjeshme, sekrecionet ngjyrë kafe do të jenë normale sidomos pas një ekografie vaginale apo marrëdhënieve seksuale. Irritimi në qafën e mitrës mund të zgjasë 2-3 ditë.
  • Gjakderdhja mund të ndodhë edhe nga vendosja e embrionit në muret e mitrës gjatë fazave të para të shtatzënisë.
  • Kjo mund të jetë e shkaktuar edhe nga rritja e fluksit të gjakut në zonën vaginale si edhe rritja e nivelit të estrogjenit.
  • Një tjetër shkak mund të jetë një infeksion në zonën e qafës së mitrës apo vaginë. Zakonisht mund të shoqërohen edhe me kruajtje apo djegie, nëse bëhet fjalë për infeksion në vaginë.
  • Edhe pse ndodh rrallë mund të shkaktohet nga një shtatzëni molare, pra shtatzënia kur fetusi apo placenta paraqet anomali.
  • Kjo ndodh edhe kur shtatzënia mund të jetë jashtë mitre.
  • Në rastet e tjera mund të shkaktohet edhe nga një abort spontan.

Në rast se vëreni shenja kafe në shtatzëni duhet të flisni me mjekun gjinekolog./pernenat.al/

Artikulli paraprakS’do ta besoni sa i është derformuar trupi Leartës pas lindjes
Artikulli i rradhës Apeli liron tri mjeket nga Gjilani që akuzoheshin për vdekjen e një gruaje

Ju sugjerojmë

Gjinekologët amerikanë publikojnë për herë të parë kalendarin e vaksinimit për gratë shtatzëna

12/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Gjumi i çrregullt mund të dëmtojë kujtesën dhe fjalorin te fëmijët e vegjël

11/06/2026 Jetë

Studimi: Barnat për dobësim në fazat e hershme të shtatzënisë nuk rrisin ndjeshëm rrezikun për fetusin

10/06/2026 Jetë

Zbulimi që ndryshon gjithçka: Jo vetëm nënat, edhe baballarët mund të dëmtojnë foshnjën para konceptimit

10/06/2026 Jetë

Komplikimet gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës së fëmijëve në të ardhmen

10/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Një pajisje e re mund të monitorojë në vazhdimësi shëndetin e foshnjës gjatë shtatzënisë

08/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.