Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Apeli liron tri mjeket nga Gjilani që akuzoheshin për vdekjen e një gruaje

Lajme 04/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, në rastin e të akuzuarve M.S., H.Z. dhe V.K, shkruan gazetametro.net.

Në këtë mënyrë, kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31 Maj me anë të cilit të akuzuarat M.S., H.Z., ishin liruar nga akuza për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa V.K. për “Mosdhënie të ndihmës mjekësore”.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, ndër të tjera thuhet se vendimi i gjykatës së shkallës se parë, është i qartë dhe konkret, në të janë dhënë arsye për faktet vendimtare, janë arsyetuar provat dhe drejtë është vepruar kur është konsideruar se në veprimet e të akuzuarave nuk qëndrojnë elementet e veprave penale për të cilat ato ishin ngarkuar.

Ndryshe, aktakuza që rëndonte mbi to lidhej me vdekjen e një gruaje gjatë lindjes. Sipas aktakuzës, të pandehurat M. Sh dhe H. Z., me datë 3 mars 2016 në cilësinë e personave zyrtarë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në repartin e sallës së lindjes, me rastin e trajtimit të pacientes, tani të ndjerës A. S., gjatë dhënies së ndihmës mjekësore të lindjes, nga pakujdesia kanë përdorur mjetet e papërshtatshme të mjekimit ndaj pacientes duke i caktuar marrjen e barnave të cilat nuk kanë qenë mjete adekuate për të.

Artikulli paraprakRrjedhjet ngjyrë kafe në shtatzëni, ja kur duhet të shqetësoheni
Artikulli i rradhës Analizuesi i ri portativ i gjakut, premtues në zbulimin e anemisë në mbarë botën

Ju sugjerojmë

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

12/06/2026 Lajme

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

12/06/2026 Lajme

53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

12/06/2026 Lajme

Shtatë foshnja lindën në 24 orët e fundit, mbi 430 vizita u realizuan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

12/06/2026 Lajme

Mbi 1900 pacientë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës gjatë muajit maj

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.