Ushqyerja me gji është shkollë të cilën e mësoni me kohë edhe ju edhe bebi juaj. Asjëri nga ju nuk e keni bërë më parë, kështuqë është normale ta praktikoni derisa ta mësoni të dy palët në mënyrë përfekte.
Shumë nga nënat e reja e gjejnë ushqyerjen me gji të vështirë. Nëse po luftoni, nuk jeni vetëm. Bisedoni me maminë e bashkësisë tuaj ose kërkoni të referoheni tek një specialit për dhënien e gjirit. Një specialist mund të shikojë se si e ushqeni bebin tuaj dhe t’ju sugjerojë mënyra për ta bërë më të lehtë dhe më rehat.
Gjeni një vend të rehatshëm para se të filloni ushqyerjen me gji. Ushqyerja mund të marrë më shumë se pesë minuta kështuqë ju duhet të jeni rehat. Provoni pozicione të ndryshme derisa të gjeni se çfarë funksionon për ju.
Mbajeni foshnjën tuaj në një pozicion që nuk do të shkaktoj dhimbje të krahëve dhe shpindës. Blini jastëk për t’ju ndihmuar të mbani fëmijën.
Nëse keni gjoks të madh, ju mund ta gjeni më të lehtë të qëndroni në anën e ushqimit, ose mund të provoni ta mbani fëmijën nën krahun tuaj në një pozicion të topit./GazetaShneta/