Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë ardhur në jetë nëntë foshnje.
Në repartin e gjinekologjisë kanë kryer lindjen nëntë gra, të cilat kanë sjellë në jetë 4 vajza dhe 5 djem.
Ndërkaq 333 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 28 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 210 pacientë që në total kanë bërë 3,144 analiza. 12 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Shneta/