Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa janë të besueshme rezultatet e testit rapid për COVID-19, një vështrim i shkurtër

Jetë 18/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes që mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, veçanërisht tek njerëzit me gjendje shëndetësore ekzistuese si diabeti, mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.

Dy lloje testesh përdoren zakonisht për të zbuluar infeksionin aktual të SARS-CoV-2, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa lloji i parë janë testet e reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), të quajtura gjithashtu teste diagnostike ose teste molekulare të cilat ndihmojnë në diagnostikimin e COVID-19 duke zbuluar materialin gjenetik të koronavirusit.

Ndër të tjera restet PCR konsiderohen standardi i artë për diagnostikimin e COVID-19 nga burimi – Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Lloji i dytë janë testet e antigjenit. Këto ndihmojnë në diagnostikimin e COVID-19 duke kërkuar molekula të caktuara që gjenden në sipërfaqen e virusit SARS-CoV-2.

Testet rapide janë teste COVID-19 që mund të japin rezultate në më pak se 15 minuta dhe nuk kërkojnë analiza laboratorike. Këto zakonisht marrin formën e testeve të antigjenit.

Megjithëse testet e shpejta mund të japin rezultate të shpejta, ato nuk janë aq të sakta sa testet PCR të analizuara në një laborator.

Testet rapide shpesh japin rezultate brenda pak minutash dhe nuk ka nevojë të analizohen në një laborator nga një specialist.

Shumica e testeve të shpejta janë analiza të antigjenit dhe nganjëherë të dy termat përdoren në mënyrë të njëjtë.

Testet rapide, të quajtura edhe teste të kujdesit, mund të kryhen në:

– shtëpi me një test COVID të thjeshtë;

– në klinika shëndetësore;

– farmacitë;

– aeroporte;

Gjatë testit, ju ose një profesionist mjekësor do të fusni një shtupë pambuku në hundë, fyt, ose të dyja për të mbledhur mukusin dhe qelizat. Mostra juaj zakonisht aplikohet në një shirit që ndryshon ngjyrën nëse dilni pozitiv për COVID-19.

Megjithëse këto teste japin rezultate të shpejta, ato nuk janë aq të sakta sa testet laboratorike sepse kërkojnë më shumë nga virusi në mostrën tuaj për të raportuar një rezultat pozitiv. Testet e shpejta vijnë me një rrezik të lartë për të dhënë një rezultat të rremë negativ. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFoshnja 8 muajshe bëhet personi më i ri në botë që merr dy doza të vaksinës COVID-19
Artikulli i rradhës Frika për shpërthimet e reja të COVID-19, Kina vaksinon 100 milion njerëz për 9 ditë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.