Ka disa ditë që familja Salihu është më e lumtur se kurrë.
Kjo pasi që kësaj familje iu shtua edhe anëtari më i ri, Matini i vogël, transmeton Gazeta Express.
Urime e dhurata të shumta janë bërë për princin e vogël Matin.
Përveç prindërve Leartës e Kushtrimit, të lumtur janë edhe gjyshërit e Matinit të cilët kanë organizuar një festë mirëseardhje për nipin e tyre.
Është kjo Learta e cila një orë më parë në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa imazhe shumë të bukura të familjes.
Në njërën fotografi shihet vetëm Learta e Kushtrimi së bashku me Matinin. E në tjetrën së bashku me ta janë edhe gjyshërit e Matinit këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli dhe bashkëshorti i saj Luli.
“Family”, kishte shkruar Learta.
Por ajo që bie në sy është se Learta pash shtatzënisë ka shtuar më shumë peshë.
Këto fotografi si duket janë realizuar gjatë festës së mirëseardhjes për Matinin.