Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa kushton aborti në Kosovë dhe deri në cilën javë të shtatzënisë lejohet të bëhet?

Lajme 21/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, abortet duhet të kryhen vetëm në spitalet që plotësojnë kriteret dhe rregullat për të kryer ndërhyrje të tilla.

Kjo do të thotë se shumë ordinanca private, sipas ligjeve dhe rregullave, nuk duhet të kryejnë një procedurë të tillë, por që në realitet ndodh shpesh, shkruan Gazeta Shneta.

Në Kosovë e Shqipëri, aborti kryhet në shumë ordinanca private pa indikacione mjekësore dhe me vetëdëshirë.

Gazeta Shneta mëson se çmimi minimal për një periudhë të tillë është 200 euro dhe rritet varësisht nga ordinanca dhe mjeku përgjegjës.

Por, si janë të rregulluar çështjet e abortit në Kosovë? Sipas ligjeve në fuqi, një femër mbi 18 vjet mund të vendos për ndërprerjen elektive të shtatzënisë, me qëllim dhe vetëdëshirë, deri në javën e 10-të. Kjo llogaritet nga dita e parë e ciklit të fundit menstrual.

Nën 16 vjet, duhet të merret edhe pëlqimi i prindit ose të kujdestarit ligjor për t’i dhënë të drejtë mjekut të kryej këtë procedurë.

Në anën tjetër, ndërprerja e induktuar e shtatzënisë mund të bëhet deri në fundin e javës së 22-të të shtatzënisë apo deri kur fetusi  të arrijë peshën 500 g.

Specialisti gjinekolog-obstetër është i obliguar që të informojë dhe këshillojë pacienten shtatzënë për pasojat e ndërprerjes elektive të shtatzënisë, përfshirë rreziqet mjekësore e emocionale.

Por, a është i detyruar mjeku specialist të kryej një ndërhyrje të tillë në institucionin ku punon? Ligjërisht jo. Asnjë mjek nuk mund të detyrohet të kryej një procedurë të tillë pa dëshirën dhe vullnetin e tij.

Gjithsesi, institucioni shëndetësor është i obliguar të sigurojë një zgjidhje tjetër të përshtatshme.

Ndryshe, në një prononcim për media, specialistja gjinekologe-obstetër, Dr Drita Kabashi, u ka sugjeruar çifteve përdorimin e kontraceptivëve për t’iu ikur procedurave të lartcekura, që mund të rrezikojnë shëndetin e femrës.

“Në ordinancën time nuk kryhen aborte pa indikacione të qarta mjekësore. Edhe pse kam marr shumë mesazhe e kërkesa, unë një procedurë të tillë nuk e realizojë”, u shpreh Dr Drita. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekët kinezë mbi kujdesin për lëkurën
Artikulli i rradhës Si të eleminoni qimet mbi buzë pa qenë nevoja të shkoni tek estetistja: Dy maska natyrale

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.