Forma ‘COVID i gjatë’ është një gjendje ku njerëzit vazhdojnë të përjetojnë simptoma COVID-19 edhe pas shërimit nga infeksioni.
Termat e tjerë për COVID të gjatë përfshijnë gjendja post-COVID, post- akute dhe bartësit e gjatë me COVID.
Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shpjegon pse disa njerëz mund të përjetojnë efekte afatgjata të COVID-19, pavarësisht nëse gjendja e tyre kërkonte shtrimin në spital apo jo shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Këto efekte afatgjata mund të përfshijnë lodhje, simptoma të frymëmarrjes dhe simptoma neurologjike.
Disa studime sugjerojnë që njerëzit me raste të lehta të COVID-19 shërohen zakonisht brenda 1-2 javësh nga kontraktimi i infeksionit fillestar SARS-CoV-2. Por tek rastet më të rënda të COVID-19, shërimi mund të zgjasë 6 javë ose më shumë.
Megjithëse është ende e paqartë se sa njerëz kanë përjetuar COVID të gjatë, të dhënat nga aplikacioni ‘COVID Symptom Study’ në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë që 1 në 10 persona me sëmundjen mund të përjetojnë simptoma për tre javë ose më gjatë.
Sipas burimeve kredibile të CDC-së simptomat më të shpeshta të formës COVID të gjatë përfshijnë: lodhje, gulçim, kollë, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje gjoksi.
Njerëzit gjithashtu mund të përjetojnë: ‘mjegullë të trurit’, ku e kanë më të vështirë të mendojnë qartë dhe të përqendrohen, depresioni, dhimbje muskulore, dhimbje koke, ethe – të cilat mund të vijnë e të shkojnë dhe palpitacione të çrregullta të zemrës.
Për të vazhduar pastaj edhe më rënien e shpeshtë të flokëve, probleme me nuhatje dhe shije, çështjet e gjumit, vështirësitë e kujtesës dhe përqendrimit, ankth dhe ndryshimet e humorit.
Tani është e paqartë se sa kohë mund të marrë shërimi nga COVID i gjatë.
Raportet e hulumtimit tregojnë se njerëzit mund të përjetojnë simptoma 60-90 ditë pas infeksionit fillestar mirëpo tek disa njerëz mund të shprehen simptomat më gjatë se sa ky interval kohor. /Gazeta Shneta/