Drejtori për shëndetësi në komunën e Prishtinës, Dr. Izet Sadiku, ka vizituar njësinë e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, ku ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.
Sadiku, ka njoftuar mes tjerash, se deri në orën 8 e 30 të mëngjesit rreth 100 qytetarë janë vaksinuar në këtë qendër, përcjell Gazeta Shneta.
“Vaksina është mbrojtja më e mirë nga shumë sëmundje virale dhe bakteriale. Sëmundjet infektive si variolla, poliomieliti, etj. në të kaluarën kanë shkaktuar shumë vdekje. Duke iu falenderuar vaksinimit shumë sëmundje janë bërë pjesë e histories”, kështu është shprehur në komunikatë, Dr. Izet Sadiku.
Komunikata e plotë:
Fillon vaksinimi për gripin sezonal
Të nderuar qytetar të kryeqytetit
Sot vizitova njësinë e vaksinimin në Qendrën Kryesore të Mjkesisë Familjare në kryeqytet ku ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.
Deri në ora 8.30 rreth 100 qytetarë janë vaksinuar në këtë qendër.
“Vaksina është mbrojtja më e mirë nga shumë sëmundje virale dhe bakteriale.
Sëmundjet infektive si variolla, poliomieliti, etj. në të kaluarën kanë shkaktuar shumë vdekje.
Duke iu falenderuar vaksinimit shumë sëmundje janë bërë pjesë e histories”.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbron nga gripi dhe preferohet sidomos për:
✅fëmijët mbi 6 muaj,
✅të moshuarit,
✅personelin shëndetësor,
✅gratë shtatëzana dhe
✅personat me sëmundje kronike.
Vaksinimi këtë vit do të bëhet në 13 qendra të mjekësisë familjare dhe tani qytetarët mund ta marrin vaksinën në lagjen e tyre.
I ftojmë të gjithë qytetarët që të vaksinohen sepse në këtë mënyrë krijoni mbrojtje nga gripi sezonal i cili sidomos te disa kategori të qytetarëve mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze!





