Studimi i botuar në revistën JAMA, sugjeron se ekziston një mungesë e madhe e vetëdijes për shenjat më delikate të një ataku në zemër.
Pavarësisht përshkrimeve popullore, sulmet në zemër nuk godasin gjithmonë me një zhurmë të madhe, shkruan Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Llojet më delikate zakonisht quhen “sulme të heshtura në zemër”.
Një atak i heshtur në zemër, i njohur gjithashtu si një infarkt i heshtur i miokardit (SMI), thuhet se përbën 45 për qind të sulmeve në zemër dhe godet më shumë meshkujt sesa femrat.
Ato përshkruhen si “të heshtura” sepse kur ndodhin, simptomave të tyre i mungon intensiteti i një ataku klasik në zemër, si dhimbjet dhe presioni ekstrem në gjoks; dhimbje therëse në krah, qafë ose nofull; gulçim i papritur; djersitje dhe marramendje.
“Simptomat e infarktit të heshtur të miokardit, mund të ndjehen kaq të buta dhe të jenë kaq të shkurtra, ato shpesh ngatërrohen për shqetësime të rregullta ose një problem tjetër më pak serioz, dhe kështu burrat i injorojnë ato,” tha doktor Jorge Plutzky, drejtor i programit të parandalimit të sëmundjeve vaskulare në Harvard-affiliated Brigham and Women’s Hospital.
Për shembull, burrat mund të ndiejnë lodhje ose siklet fizik dhe ta kalojnë atë në punë të tepërt, gjumë të dobët ose ndonjë dhimbje të përgjithshme të lidhur me moshën.

Simptoma të tjera tipike si dhimbja e lehtë në fyt ose gjoks mund të ngatërrohen me refluksin gastrik, dispepsi dhe urth.
Duke folur për Harvard Health, doktori Plutzky tha se: “Njerëzit madje mund të ndihen plotësisht normal gjatë një infarkt të heshtur të miokardit dhe më pas, gjë që shton më tej mundësinë për të humbur shenjat paralajmëruese”.
Epidemia e heshtur
Është alarmant numri i personave që vuajnë nga infarkt i heshtur i miokardit dhe nuk e kuptojnë.
Një studim i botuar në revistën JAMA shqyrtoi pothuajse 2000 njerëz të moshave 45 deri në 84 vjeç (gjysma e të cilëve ishin burra) të cilët nuk kishin sëmundje kardiovaskulare.
Pas 10 vitesh, tetë për qind kishin shenja të miokardit, të cilat janë dëshmi e një ataku në zemër.
Më e habitshme ishte se 80 për qind e këtyre njerëzve nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre.
Në përgjithësi, prevalenca e infarkit të miokardit ishte pesë herë më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat. /Gazeta Shneta/


