Infektologu Izet Sadiku ka dal me disa kritika ndaj Qeverisë së Albin Kurtit për shëndetësinë në vend.
Sadiku nga grupi i ekspertëve të LDK-së për shëndetësinë, ka thënë se procesi i vaksinimit në Kosovë po zhvillohet ngadal me numër të vogël të qytetarëve të vaksinuar, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka thënë se që nga fillimi i këtij procesi deri më sot janë vaksinuar vetëm 9.4 për qind, dhe nëse vazhdon me këtë trend atëherë vendi do të rrezikohet nga një valë e re e pandemisë.
Sadiku ka kundërshtuar mos vazhdimin e kontratave të punës për infermierët që ishin angazhuar gjatë pandemisë. Ai ka thënë se shëndetësia ka nevojë për kapacitete të shtuara.
“Nëse pandemia nuk është mbyllur, largimi i infermierëve nga puna i ka dobësuar kapacitetet e shëndetësisë. Aq më tepër që vazhdimisht shëndetësia ka mungesë të infermierëve dhe konsideroj se duhet të gjendet zgjidhje për rikthimin e tyre”, ka deklaruar ai.
Infektologu ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë poashtu për mungesën e insulinave që disa muaj, duke rrezikuar shëndetin e dhjetra mijëra qytetarëve që vuajnë nga diabeti. /Gazeta Shneta/