Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sadiku: Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të nisë këtë vit, komuna ka ndarë pronën dhe buxhetin

Lajme 03/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të nisë këtë vit. Komuna është në fazën përfundimtare të planifikimit, teksa janë ndarë prona dhe buxheti – një milion e treqind mijë këtë vit dhe pesë milionë vitin e ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Shëndetësisë së Prishtinës, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se përderisa kryeqyteti nuk ka nevojë për qendra të reja të mjekësisë familjare, sidomos pas hapjes së QMF-së së re në Veternik, një spital do të ishte më së i nevojshëm, jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë vendin. Ai këtë projekt e ka cilësuar si një ndër më të mëdhatë në shëndetësi, që nga periudha e pas luftës.

“Sipas shtrirjes së rrjetit, tash për tash, nuk ka nevojë për qendrat e mjekësisë familjare. Ajo që kemi nevojë ne dhe që jemi duke e bërë është Spitali i qytetit, që Prishtina nuk e ka. Sivjet do ta fillojmë ndërtimin e Spitalit të qytetit, jemi në fazën përfundimtare të bërjes së planit në detaje, me një kompani që është përzgjedhur”.

“Kemi ndarë pronën, kemi ndarë një milion e treqind mijë këtë vit dhe pesë milionë vitin e ardhshëm për ta filluar ndërtimin e Spitalit të qytetit. Është një prej projekteve më të mëdha të shëndetësisë pas luftës besoj për kryeqytetin por edhe në nivel të vendit”, ka thënë ai.

Sadiku për EO foli edhe për hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, e cila përpos shërbimeve bazike, do të ofrojë edhe shërbime të vaksinimit, radiologjisë, rëngënit, memografisë e shërbime emergjente.

Ai tha se disa nga aparatet që janë në posedimin e kësaj Qendre, janë në mesin e të paktëve që ka Kosova.

Ndërsa, si një veçanti tjetër ai ka përmendur se kjo është qendra e parë që do të funksionojë sipas sistemit të konceptit të mjekësisë familjare, i akredituar nga Mbretëria e Bashkuar. Qendra do të punojë cdo ditë prej orës shtatë deri në ora tre, pra tetë orë në ditë e nuk do të ketë ndërrim të pasdites e as të natës.

“Hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vetërnik ka qenë një prej premtimeve të kryetarit Rama. Tendenca e zhvillimit të Prishtinës është në pjesën e Veternikut dhe qytetarët e kësaj pjese të Prishtinës nuk kanë pasur shërbime shëndetësore të afërta, ata është dashur t’i marrin ato në Dardani apo në qendra të tjera”.

“Më 21 qershor të këtij viti, në Ditën e Shëndetësisë së Prishtinës ne e kemi hapur qendrën e mjekësisë familjare.Ka shërbime të mjekësisë familjare, shërbimet e vaksinimit, ka shërbimet e radiologjisë, kemi një rëngën, është rëngën shumë specifik që të tillë Kosova ka tre ose katër, pastaj kemi një memograf për realizimin e mamografisë, aparati i tretë i memografisë që e kemi në kryeqytet, pastaj janë shërbimet e urgjencës, janë shërbimet e terapisë infusive”, është shprehur Sadiku.

Ai ka treguar edhe për disa qendra të cilat janë duke u rinovuar në Prishtinë dhe shërbimet e reja të cilat po planifikohen të shtohen për qytetarët.

“Kemi renovuar qendrën e parë të mjekësisë familjare, qendrën e njëmbëdhjetë, jemi duke bërë renovime në qendrën e mjekësisë famijare në Hajvali, në Matiqan, kemi filluar renovimin në Velani dhe pastaj në Kodër të Trimave, renovimin në Bardhosh. Do ta krijojmë një laborator dhe renovime do të bëjmë gjatë gjithë vitit”.

Sadiku tha se qendrave të mjekësisë familjare po planfikohet t’u shtohet edhe shërbimi për logopedi dhe fizioterapi.

“Po fillojmë këtë vit të planifikojmë që me bashkëpunëtorë të bëjmë shërbimin për logopedi. Kemi biseduar me një organizatë e cila merret me shërbimin e logopedisë dhe në bashkëpunim me ta. Jemi duke biseduar dhe duke e përgaditur që me Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës për t’i filluar shërbimet fizioterapeutike edhe në Prishtinë. Këto do të jenë shërbime të reja që mendojmë t’i fillojmë sivjet”.

Ai po ashtu tha se laboratorët kanë filluar të punojnë çdo ditë të javës, krahasuar me më herët kur kanë punuar vetëm një ditë. Përveç kësaj, Sadiku tha se janë shtuar edhe disa lloje analizash, si ato për gjëndrrën tiroide dhe për matjen periodike të sheqerit.

“Kemi filluar t’i ofrojmë edhe shërbimet e laboratorit këtu në Prishtinë. Kemi filluar t’i ofrojmë edhe analizat e gjëndrrës tiroide, T4, T3, dhe TSH-në çdo ditë të javës nga e hëna në të premten, ndërsa më parë janë bërë vetëm një ditë në javë. Edhe një analizë që është për matjen periodike të sheqerit. Kështu që kërkesat janë rritur 100 përqind për hormon të tiroides dhe 400% kemi më shumë analiza për përcaktimin e sheqerit në gjak”. 

Sadiku foli edhe për shërbimet shtëpiake të cilat tha se janë rritur për 60 për qind që nga viti i kaluar. Kjo, sipas tij, është pasojë e zgjatjes së orarit nga tetë orë për pesë ditë të javës, në dymbëdhjetë orë, shtatë ditë të javës.

“Shërbimet shtëpiake janë shumë të rëndësishme për ne. E kemi rritur këtë shërbim, i cili ka punuar pesë ditë të javës nga tetë orë. Prej 1 marsit të vitit të kaluar, ky shërbim funksionon dymbëdhjetë orë, shtatë ditë të javës. Vitin e kaluar kemi pasur rritje 60% në shërbime, sesa një vit më parë. Kemi pasur 45 mijë e 214 shërbime për një vit apo mesatarisht 120 shërbime në ditë”, ka thënë ai./EO/

Artikulli paraprakÇfarë ndodh nëse flini me lente?
Artikulli i rradhës Mitrovicë: Funksionalizohet ordinanca stomatologjike në AMF në Fidanishte

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.