Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sakrifica e infermierëve, ecin me kilometra e marrin infuzione nga stërmundimi

Lajme 06/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierët janë shtylla e një sistemi shëndetësor dhe roli i tyre është i pamohueshëm në trajtimin e pacientëve.

Se infermierët mbajnë barrën më të madhe me pacientët, e vërteton edhe angazhimi deri në sakrificë i grave kosovare për të qenë në krye të detyrës. Një prej tyre, Luljeta Musliu, u detyrua të marr infuzion nga stërmundimi në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

“Pas një dite 12 orëshe dhe të stërngarkuar me punë në mungesë të Infermiereve, pason ky shpërblim. Mbi të gjitha ose e kisha dorën e lehtë sic thonë pacientët ose nuk ndjeva dhimbje nga lodhja”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa dy të tjera në komunën e Kaçanikut ecin me kilometra në këmbë për të qenë afër pacientëve. Mamitë 53-vjeçare nga Kaçaniku, Teuta Isufi-Dogani së bashku me koleget e saj, ka një vit që ecin më gjatë se pesë kilometra në ditë që t’i vizitojnë fëmijët deri në moshën trevjeçare dhe nënat e reja nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të projektit të vizitave shtëpiake mjekësore të nisur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ne e kemi ditur që do të na presin këto sfida. E njohim edhe terrenin, se terreni është edhe kodrinor-malor. Një pjesë e rrugës u takon atyre për të na sjellë në fshat (me veturë), pjesën tjetër ne e kalojmë vetë, në këmbë. Ecim edhe më shumë se 5 kilometra. Nuk janë vetëm 5 kilometra, edhe më shumë. Është vështirë, nuk është edhe lehtë, ballafaqohemi me shumë vështirësi. Ndonjëherë është moti i lig, bie shi ose frynë shumë ose është edhe borë edhe ngrirë, por megjithatë, ia keni arritur qëllimit t’i kryejmë”, ka deklaruar Teuta Isufi-Dogani.

Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 6 mijë infermierë të papunë. Në QKUK këtë vit është hapur një konkurs për rreth 100 pozita të lira, por kjo nuk do të zbus numrin e të papunësuarve. Për këtë shkak Kosova rrezikohet të zbrazet nga stafi i mesëm, pasi kërkesat për ta janë të mëdha nga vendet si Gjermania.

Infermierët kanë shprehur disa herë pakënaqësitë edhe me kushtet në të cilat punojnë dhe me miratimin e ligjit për paga, ku janë kategorizuar me koeficient 2.2. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë qenurit prind a është e lehtë : Anita, ju përgjigjet me historinë e trishtë të saj
Artikulli i rradhës Përvoja e Rinës, nënës së re 24-vjeçare me Testin NIFTY

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.