Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Salla operative nën hetime, thonë që s’kanë vdekur 4 por 2

Lajme 13/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten më 7 shtator, kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë. Të paktën për një rast, policia ka nisur hetimet.

Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit,tha për Radion Evropa e Lirë se në të njejtën ditë, kanë qenë gjithsejt tetë raste, të cilave u është komplikuar gjendja shëndetësore. Dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas Baftiut, personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë 74 dhe 67 vjeç.

“Këta dy pacientë kanë pasur edhe komplikime të tjera shëndetësore. Pra, nuk janë katër pacientë siç është plasuar në media, por janë dy që kanë vdekur ditën e enjte”, tha Baftiu, duke pranuar se më 7 shtator ka pasur “komplikime në sallat e operacionit”.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj tha për Radion Evropa e Lirë se me këtë rast janë duke u marrë të gjitha institucionet relevante.

“Të gjitha institucionet relevante janë duke u marrë në mënyrë të pavarur. Inspektoratet e ndryshme, sipas përgjegjësive dhe kompetencave, janë duke kryer punën e vet. Ne jemi në bashkëpunim me ta”, tha Gjocaj.

Ndryshe, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo-urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike. Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion.

Zyrtarë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë përmes një komunikate kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse që sa më parë të zbardhen këto raste të vdekjeve, të cilat po cilësohen si të dyshimta.

“Institucionet spitalore janë vende ku trajtohen, shërohen me mijëra pacientë por ndodhin edhe vdekje për të cilat nuk mund të ngritën paragjykime e spekulime, prandaj duhet të pritet vlerësimi përfundimtar nga ana e zyrtarëve përgjegjës të ngarkuar për rastin konkret nga ana e Drejtorisë së Shërbimi Spitalor Klinik Universitare”, thuhet në komunikatë.

Inspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku i tha Radios Evropa e Lirë se janë marrë mostrat dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pritet të dalë me rezultate mbi dyshimet për funksionalitetin e sallave operative.

“Ne si inspektorat sanitar, së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kemi dhënë urdhëresë që të kryhen të gjitha ekzaminimet në aspektin higjieniko – sanitar dhe në bazë të rezultateve edhe do të reflektojmë”.

“Ne kemi dhënë urdhër që sallat operative të mbahen në nivelin më të lartë. Një gjë e tillë është duke u zbatuar, por rezultatet e analizave do të dëshmojnë saktë lidhur me aspektin higjieniko – sanitar”, tha Tërshnjaku.

Ndërkohë, edhe një rast tjetër gjatë këtyre ditëve është raportuar si vdekje e dyshimtë. Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se “një mashkull, shqiptar, ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, ka ndërruar jetë”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili ka deklaruar se analizat rreth këtyre rasteve janë nisur jashtë vendit, por ai nuk ka thënë se në ç’vend janë dërguar ato.
Shtuar më 13/09/2017, ora 15:30

Artikulli paraprakÇfarë do të thotë Teuta kur të shohë atë që ka shkruar Tara për Bleron e Afronën (Foto)
Artikulli i rradhës Vdekjet në QKUK: Shfaqen dyshime të tjera, nuk është vetëm oksigjeni (Foto)

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.