Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekjet në QKUK: Shfaqen dyshime të tjera, nuk është vetëm oksigjeni (Foto)

Lajme 13/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisionet e formuara nga SHSKUK-ja për vdekjen e tre pacientëve në klinikat e QKUK-së, kanë hedhur dyshimet e para mbi shkakun.

Përveç oksigjenit për çka u raportua dje, dyshime janë hedhur edhe për oksidull-in (N2O), lëndë kjo që përdoret për anestezion.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së, se tashmë janë marr mostra të oksidullit dhe do të dërgohen për analiza.

Gazeta posedon edhe fotografitë nga dhoma ku shpërndahet oksigjeni, oksidulli dhe ajri, në drejtim të sallave operative.

Në fotografi shihen bocat e këtyre gazrave të cilave iu është vendosur nga një copë letër me mbishkrimin: Këto bombola janë për ekzaminim 12.09.2017.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar se Prokuroria ka nisur hetimet mbrëmë dhe bëhet fjalë për tri vdekje të dyshuara.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme poashtu është raportuar një rast tjetër i vdekjes së dyshimtë. Burri ka lajmëruar në Polici vdekjen e gruas së tij e cila ishte e shtrirë në QKUK.

Ky konfirmim i Policisë ka demantuar QKUK-në e cila në një njoftim gjatë ditës së sotme tha se klinikat kanë raportuar vetëm 2 vdekje.

Ndryshe QKUK-ja nuk i ka bërë publike këto raste deri në raportimin e mediave.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar sot se ka ndërmarr të gjitha masat për një hetim transparent dhe të pavarur, ndërsa ka paralajmëruar masa ndëshkimi për përgjegjësit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSalla operative nën hetime, thonë që s’kanë vdekur 4 por 2
Artikulli i rradhës “Zot të lutem më bëj televizor”, eseja prekëse e djaloshit në shkollë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.